BallinaLajmeI dyti i qeverisë së Kosovës i përgjigjet Grenellit: Ja thotë në...

I dyti i qeverisë së Kosovës i përgjigjet Grenellit: Ja thotë në sy këtë të vërtetë

Të ngjajshme

Kosovë: 37 aksidente dhe më shumë se 1 mijë gjoba trafiku në 24 orë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e...

Trump i jep ultimatum 48 orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum drejt...

Motra e raporton të zhdukur vëllanë në Gjilan

Një vajzë ka raportuar në Polici se vëllai i...

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së shkarkuar, Haki Abazi, i ka treguar Richard Grenellit se Qeveria e Kosovës e ka hequr tarifën ndaj Serbisë. Ka thënë zyrtari amerikan po tregon mosrespekt për Kosovën duke kërkuar të hiqet edhe reciprociteti.

Këtë reagim Abazi e ka bërë pasi Thaçi paralajmëroi Qeveri të re e Grenell heqjen e tarifës.

“Tarifa tashmë është hequr. Udhëheqësit e vërtetë dhe përfaqësuesit e popullit të Kosovës u zgjodhën më 6 tetor 2019. Pse po tregon mosrespekt për një vend demokratik miqësor dhe qeverinë e tij? Liderët në demokraci përcaktohen nga zgjedhjet dhe mbështetja/votat e njerëzve”, ka shkruar Abazi në twitter.

Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell përmes një ‘retweeti’ ndaj postimit të Presidentit Thaçi në Twitter, ka thënë se nëse hiqen tarifat dhe reciprociteti nga java e ardhshme atëherë do të fillojë dialogu me seriozitet, raporton Gazeta Express.

“Posa të hiqen tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), Atëherë Dialogu fillon me seriozitet. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Të tjera do vijnë së shpejti”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë kushtetues për të mundësuar formimin e qeverisë së re.

Thaçi ka shkruar në Twitter se tarifat dhe reciprociteti duhet të hiqen në mënyrë që të forcohen raportet e Kosovës me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

“Javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re mee legjitimitet të plotë nga Kuvendi, e aftë për të luftuar pandeminë Covid-19 dhe për t’u shërbyer njerëzve. Tarifat dhe reciprociteti duhet të hiqen në mënyrë që të forcohet mbështetja e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz