Korea Jugore, shteti që po e mposht koronavirusin? Ky është numri i ulët i të prekurve që raportoi sot
01

Lexo edheShkencëtarët britanikë i nisin testimet e vaksinës javën e ardhshme

Kombi i Azisë Lindore ka konfirmuar tani 10.661 raste të diagnostikuara me virus, i cili ka vrarë 234 njerëz në Korenë e Jugut, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Ndërkaq, 8.042 pacientë të tjerë janë rikuperuar dhe janë liruar nga karantina, tha Qendra e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ndërsa 12.243 të tjerë ishin duke iu nënshtruar testimeve për Covid-19.
“Ne nuk duhet ta humbim fokusin derisa të shërohet pacienti i fundit i konfirmuar,” tha presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Lexo edheShkencëtarët britanikë i nisin testimet e vaksinës javën e ardhshme
Rastet në Korenë e Jugut kanë rënë javët e fundit, pasi vendi regjistroi qindra raste të reja çdo ditë në periudhën shkurt-mars.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani është 11.073, me 174 vdekje të konfirmuara. /Lajmi.net/