I dehur dhe me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy motrat/ Gjykata cakton masën ‘arrest me burg’ për Kevin Norrën
dp

Lexo edheIKMT “zbarkon” në Dhërmi, shemb objektin që doli jashtë lejes së ndërtimit

Një ditë pas aksidentit të rëndë në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat, Rozina dhe Ela Dhimaku dhe ngeli e plagosur rëndë Antonela Zhupa Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë për drejtuesin e mjetit, 23 vjeçarin Kevin Norra.
Në seancën e zhvilluar paraditen e së hënës, prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.
Norra u ndalua menjëherë pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbremjen e te dielës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe parakalim të gabuar.

Lexo edheIKMT “zbarkon” në Dhërmi, shemb objektin që doli jashtë lejes së ndërtimit