BallinaBotëI burgosuri i Guantanamos transferohet në Mal të Zi

I burgosuri i Guantanamos transferohet në Mal të Zi

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Një i burgosur, shtetas i Jemenit, është transferuar nga Guantanamo në Mal të Zi.

Pentagoni ka thënë se me transferimin e Abdel Malik Ahmed Abdel Wahab Al Rahabiit, në qendrën e paraburgimit në Guantanamo mbeten edhe 79 persona.

Dokumentet e Pentagonit e përshkruajnë Al Rahabin si anëtar të Al Kaidës, që dikur ka qenë roje e liderit të vrarë të grupit, Osama bin Laden, dhe ka marrë pjesë në luftime kundër SHBA-së dhe forcave të koalicionit.

Pas një rishikimi në vitin 2014 është konstatuar se Al Rahabi nuk paraqet më rrezik për interesat amerikanë dhe është rekomanduar transferimi i tij.

Pentagoni ka falënderuar Malin e Zi për “gjestin humanitar”.

Në burgun në Guantanamo, prejse është hapur në vitin 2002, kanë qenë rreth 800 persona të dyshuar për terrorizëm. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz