Njeriu i akuzuar për vrasjen e dhjetëra njerëzve në një xhami në Christchurch të Zelandës së Re është shfaqur në gjykatë dhe do të mbahet i arrestuar. Ai do të paraqitet më 5 prill përsëri në gjykatë.
Në një paraqitje të shkurtër të shtunën në mëngjes, sipas kohës lokale, burri australian, 28-vjeçari Brenton Harrison Tarrant nuk aplikoi për garanci.
I prangosur dhe i veshur me një mantel të burgut, ai u shfaq i qetë gjatë paraqitjes së tij tre minuta, duke vështruar rreth një salle të mbushur plot. Ai nuk ishte i detyruar të fliste.
Ai u akuzua për vrasje, megjithëse gjyqtari tha se ishte “e arsyeshme të supozohej” se do të kishte më shumë akuza.
Ndryshe gjatë një sulmi në një xhami në Zelandë të Re, derisa po kryenin lutjet e së premtes janë vrarë rreth 50 persona.
Terroristi, derisa kishte kryer krimin e shumëfishtë kishte vendosur që ta publikonte atë Live në Facebook. /Telegrafi/

