back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeHumbja i nxit udhëheqësit e PAN’it të shkojnë në bjeshkë për këndellje

Humbja i nxit udhëheqësit e PAN’it të shkojnë në bjeshkë për këndellje

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Pas humbjes së zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit, udhëheqësit e PAN’it kanë vendosur që të këndellen në bjeshkë. Ramush Haradinaj e Kadri Veseli u janë drejtuar sot bjeshkëve, njëri në Bjeshkët e Nemuna e tjetri në Bjeshkët e Ishtedimitshkruan Express.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka njoftuar se për fundjavë është ngjitur në Qafën e Valbonës për të bërë kalimin drejt Thethit.

“Për fundjavë vendosa të shkoj në Bjeshkët e Namuna duke ngjitur Qafën e Valbonës për të bërë kalimin drejt Thethit. Bukuria magjike e këtyre maleve madhështore, të stolisura me veshjen shumëngjyrëshe të vjeshtës, është një burim i pashtershëm energjie për mua”, ka shkruar Veseli.

Ndërkohë, Haradinaj ka njoftuar se këtë të shtunë ka dalur për të vrapuar në bjeshkët e Ishtidimit.

Haradinaj ka ndarë disa fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Ditë e bukur sot për vrapim në shtigje të gjata, në Bjeshkët e Ishtedimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, ditë më parë Kryetari i Degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, kishte thënë se do ta pres këndelljen e Veselit për të folur për rezultatin e keq të PDK’së.

“Ende nuk është këndellë ai, të këndellet një herë e tani kemi mundësi me folë gjithçka”, ka thënë Lushtaku, në një bisedë për Express. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz