BallinaLajmeHoxhaj, letër 49 ministrave të Jashtëm për problemet me Serbinë

Hoxhaj, letër 49 ministrave të Jashtëm për problemet me Serbinë

Të ngjajshme

Sazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,...

Zbutet dënimi për FC Prishtina, ndeshja ndaj Ballkanit luhet me praninë e tifozëve

Komisioni i Ankesave i Federatës së Futbollit të Kosovës,...

Flet Nasim Haradinaj pas vizitës tek Rexhep Selimi, tregon se kujt i çoi të fala

Nasim Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së, ka folur lidhur me...

Tahiri kritikon Qeverinë: Reforma e Administratës Publike po nis mbrapsht

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e...

Çfarë goli spektakolar e shënoi Zhegrova në stërvitje, feston krejt ekipi i tij

Juventusi e ka publikuar në rrjetet sociale një gol...

Dy ditë pas provokimit me trenin “rus”, më 16 janar ministri Hoxhaj ua ka nisur një letër 49  homologëve të tij, duke ua bërë me dije se ky rast nuk është i izoluar, por pjesë e një qasjeje sistematike armiqësore e Serbisë ndaj Kosovës. Në letër përmenden deklaratat, ndërtimi i murit, tërheqja e ministrave serbë dhe e deputetëve nga institucionet e Kosovës, arrestimi i z. Haradinajt, i Nehat Thaçit, etj, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, u ka dërguar letër personale katërfaqëshe 49 ministrave të Jashtëm, në të cilën është detajuar rasti i përpjekjes provokuese për ta futur një tren ilegal nga Beogradi në Kosovë dhe të ngjarjeve të fundit të interferimeve direkte të Beogradit në Kosovë. Dy ditë pas provokimit me trenin “rus”, më 16 janar ministri Hoxhaj ua ka nisur këtë letër homologëve të tij duke ua bërë me dije që ky rast nuk është i izoluar, por pjesë e një qasjeje sistematike armiqësore e Serbisë ndaj Kosovës, në të cilën përmenden deklaratat, ndërtimi i murit, tërheqja e ministrave serbë dhe e deputetëve nga institucionet e Kosovës, arrestimi i z. Haradinajt, i Nehat Thaçit, etj.

“Ka pretendime të Serbisë për ta realizuar vetveten jashtë kufijve të saj dhe që rrezikon stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit”, shkruan në letër, të siguruar nga gazeta “Zëri”

Hoxhaj përmes kësaj letre kërkon nga BE-ja që të jetë më e vëmendshme ndaj Serbisë për shkak se ka një gamë në rritje dhe të gjerë të provokimeve të Serbisë ndaj Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz