Hoti: Më 7 qershor të bashkohemi kundër uzurpimit të shtetit
dp

Lexo edheZgjedhjet e parakohshme, DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka deklaruar se rikthimi në votime është pasojë e një qasjeje që, sipas tij, synon kapjen e institucioneve.
“Më 7 qershor duhet sërish t’u drejtohemi kutive të votimit. Kjo po ndodh për arsyen e thjeshtë: një autokrat dëshiron të uzurpojë shtetin. Kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk do të lejojmë të ndodhë”, ka shkruar ai.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në atë që e ka quajtur “refuzim qytetar”, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së shtetit dhe institucioneve.

Lexo edheZgjedhjet e parakohshme, DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës
“Më 7 qershor duhet të bëhemi bashkë për shtetin e Kosova. Shteti është shtet, nuk nëpërkëmbet, nuk abuzohet me të”, ka përfunduar Hoti. /Lajmi.net/