BallinaSportHistori që përloti Lorik Canën – djaloshi që u qëllua me armë...

Histori që përloti Lorik Canën – djaloshi që u qëllua me armë gjatë një loje me bashkëlojtarët

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Historia që e ka çelur edicionin e dytë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, ka qenë ajo e Gersit, djaloshit të vogël që u qëllua me armë gjatë një loje me bashkëmoshatarët. Rasti i tij preku shumë shqiptarë të thjeshtë e personazhe të njohur, mes tyre edhe Lorik Canën.

Programi i drejtuar nga Arbana Osmani, gjatë edicionit të parë mori përsipër të gjitha operacionet për rikthimin e Gersit në gjendjen normale, por ky proces kërkon kohë.

Në studion e “Dua të të bëj të lumtur” këtë herë ishin shokët e klasës ata që e kishin ftuar Gersin, për t’i treguar se sa shumë e donin.

Miqtë zbuluan se Gersi është një nxënës i dalluar dhe një dashamirës i madh i futbollit, moment ky i cili do të kulmonte me prezencën në studio të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.

Cana iu bashkua idesë së “Dua të të bëj të lumtur”, duke sjellë si dhuratë për Gersin dhe miqtë e tij, uniformat e Kombëtares, topat origjinalë të firmosur prej tij dhe biletat për ndeshjen miqësore Shqipëri-Norvegji, që do të mbahet më 26 mars.

Momenti më emocionues ishte ai kur Cana i dha një mesazh të fortë për jetën Gersit, në të cilin nuk i përmbajti dot as vet lotët.

“Gjërat më të rëndësishme arrihen me forcën më të madhe, që është brenda nesh. Bukuria e vërtetë e njeriut nuk gjendet në pamjen e jashtme, por gjendet në zemrat tona”.

“Unë kam një djalë, që e quajnë Bojken. Unë dua që në të ardhmen ai të bëhet si unë dhe shpresoj që të më kalojë, por nëse do të ndjekë edhe hapat e Gersit do të isha shumë i lumtur”, është shprehur ish-futbollisti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz