BallinaSport“Hënes, pse nuk flet për 28,5 mln eurot që i vodhe Gjermanisë?”

“Hënes, pse nuk flet për 28,5 mln eurot që i vodhe Gjermanisë?”

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Presidenti i Bajern Mynihut, Uli Hënës, sot kritikoi ashpër Mesut Ozilin pasi ky i fundit u tërhoq duke akuzuar për racizëm dhe propagandë politike ndaj tij. Por, menjëherë nuk ka vonuar përgjigja e agjentit të lojtarit, Erkut Sëgyt:

“Komentet e zotit Hënes janë pa lidhje fare. Përpiqet që të largojë vëmendjen nga problemi i racizmit dhe i diskriminimit në Gjermani, dhe nuk mund të japë deklarata idiote, që janë totalisht të ekzagjeruara”.

Sëgyt, në anën tjetër, kritikave të Hënsit se Ozil kishte luajtur mirë vetëm “në miqësoren e fundit përpara Botërorit 2014” u shpreh se  për pesë herë mesfushori është shpallur Lojtari i Vitit në Gjermani. “Tre nga këto çmime kanë ardhur pas vitit 2014”.

“Si president i Bajernit duhet të flasë për ata tetë lojtarë që ishin me kombëtaren në Rusi duke përfaqësuar Gjermaninë dhe jo të merret me Mesutin… Nëse ai është kaq i keq, atëherë pse nuk pyesni Joahim Lëv, Arsen Venger dhe Hoze Murinjo? Eshtë qesharake që ai nuk merr parasysh opinionin e tre specialistëve dhe trajnerëvë të mëdhenj”

Sipas tij, presidenti i Bajernit nuk kuptonte realisht se çfarë po ndodhte. “Zoti Hënes, nuk do të shpenzojmë më kohë dhe energji për të folur për këtë argument. Atë që ne dimë për ju është se keni bërë evazion fiskal prej 28,5 mln eurosh dhe për këtë arsye u larguat nga Baviera, por u dënuat për sjellje kriminale”.

“Duke bërë krim, vodhët para, para që i takonin shkollave, fëmijëve dhe spitaleve. Ato shkuan në xhepin tuaj”.

“Hënes dhe shumë persona të tjerë në Gjermani kanë frikë të përballen me argumente si ai që preku Ozil, mbi racizmin dhe fenë… Ata nuk dua të shohin të vërtetën”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz