Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d. e presidentes
dp

Lexo edheOsmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e lehtë, është detyrë me përgjegjësi të jashtëzakonshme

Haxhiu vlerësoi rëndësinë e integritetit dhe përgjegjësisë në krye të institucioneve të vendit dhe premtoi angazhim maksimal për qytetarët dhe shtetin.
“Faleminderit për angazhimin në shërbim të Kosovës. Për Kosovën është shumë e rëndësishme që në krye të institucioneve të ketë njerëz me integritet të lartë, moral profesional dhe në secilin vendim që e marrin e kanë parasysh shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Zgjedhjet nuk janë të mira as për qytetarët, as për shtetin. I bëj thirrje deputetëve që sa më parë të ketë një zgjidhje për çështjen e presidentit. T’i lënë anash dallimet politike, inatet politike, t’i vazhdojnë pasi ta zgjedhin presidentin,” ka thënë Haxhiu.

Lexo edheOsmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e lehtë, është detyrë me përgjegjësi të jashtëzakonshme