Presidentja deri më tani e Republika e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën kryeparlamentares Albulena Haxhiu, e cila nga mesnata do të ushtrojë funksionin e ushtrueses së detyrës së presidentes.
Pranimi i detyrës nga Haxhiu është bërë në kabinetin e presidentes, ndërsa ceremonia është zhvilluar në një atmosferë zyrtare, me praninë e bashkëpunëtorëve institucionalë, shkruan IndeksOnline.
Gjatë fjalës së saj, Osmani e uroi Haxhiun për detyrën e re, duke theksuar përgjegjësinë e madhe që bart posti i kreut të shtetit dhe sfidat që e shoqërojnë atë.
“Nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentës së Kosovës. Shpresoj shumë që ta ngrehni komën zhag që pas jush edhe një grua të jetë këtu. Në emër të gjithë abshkëpunëtorëve këtu në presidencë dhe të tjerëve që nuk janë këtu ju uroj shumë sukese. Nuk do të jetë punë e lehtë, edhe unë i ka provuar të dyja edhe kryetare e Kuvendit edhe ushtruese detyre e presidentes. Të jesh kreu i shtetit dhe ushtrinë e vendit e shumë detyra të tjera janë përgjegjësi e jashtëzakonshme. Shpresojmë shumë që sa më shpejtë Kuvendi ta zgjedh presidentin apo presidentin e re”, ka thënë Osmani.