Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit, gjatë vizitës që pati sot në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Prej aty, Haxhiu vlerësoi lart kontributin e BIK-ut në luftimin e dukurive negative në vend, dhe ndihmën që ju jep qytetarëve në nevojë.
“Festa e Kurban Bajramit është e shenjtë dhe kjo na kujton vlerat e sakrificës, mirësisë, respektit e përkushtimit për vendin, vlera këto të cilat duhet t’i mbajmë lart e më lart dhe rreth të cilave duhet të jemi të bashkuar si institucione dhe si shoqëri. Po ashtu, unë sot e falënderova myftiun Tërnava për rolin pozitiv që kanë pasur në shoqërinë tonë. Për ndikimin pozitiv për të luftuar dukuri negative me të cilat përballet shoqëria jonë, por edhe për ndihmën për qytetarët në nevojë… Uroj më të mirat për qytetarët dhe për secilën familje”, tha Haxhiu.