Hashim Thaçi e kishte një vurmak të madh sot!

1. E zbuloi Konferenca e sotme.
Presidenti Hashim Thaçi e kishte një vurmak të madh sot.
Prandaj, urgjent kërkoi raportim në Kuvend për takimin e tij me Vuçiqin, jo të rrëfehet për ‘mëkatet’ dhe sekretet e tij të errëta, por të ‘distancohet’ nga Richard Grenell, i cili është edhe imponues, edhe insistues, edhe detyrues.
Riki të tekët, t’thirr n’gjysmë t’natës e t’pyet: A e ke kry’ punën!
2. Ja ka tesh’ shpirtin. E pashë.
Presidenti Thaçi, Konferencën për shtyp sot e mbajti për Richard Grenellin, e jo për neve, sepse neve s’na bën hesap, po Rikit ia bëri të qartë, s’di sa herë ia shpjegoi Richard Grenellit se ‘Marrëveshjen e Paqes’ me Serbinë, veç Kuvendi i Kosovës mundet me realizu, e askush tjetër.
3. Ne e dimë, por Riki ka kujtuar se Thaçi është bosi i bosave, si shoku rus i Rikit, Vladimiri i Moldavisë, për të cilin mediat amerikane shkruajnë se Grenell e ka mbrojtur shumë dhe ka shkruar mirë për të dhe e ka çu në qiell me komplimente (pa pare ????), anipse e ka ditur se është trafikant i qenieve njerëzore.
4. E tash koha e Plahotniucit ka kaluar, partia e tij në Moldavi ‘i ka la duart’ dhe Rikit i duhet një Vladimir tjetër me shkru ‘bukur’ për të, por ja që Presidenti Thaçi është ‘tjetër tip’, kur e sheh rrezikun, bën tërheqje taktike.
5. Presidenti e ka kuptuar se nuk ka punë me Amerikën por me një tip euforik, të cilit i duhet një marrëveshje urgjente mes Kosovës e Serbisë.
6. Në bazë të lumturisë së Vuçiqit, Presidenti e ka parë se drafti i marrëveshjes nuk është i mirë për Kosovën.
7. Presidenti sot nuk e foli asnjë fjalë të keqe për Albinin. Përkundrazi, kur u pyet nga gazetari për heqjen e taksës step by step sipas mënyrës së Albinit, Thaçi iu shmang pyetjes, s’ishte më i sigurt ‘çka është mirë a çka është keq’, aq shumë kryet për rreth ia ka bë Grenelli.
8. Kurrë më i butë se sot s’ka qenë Hashim Thaçi me shqiptarët.
Por kurrë më i rreptë me BE-në.
Kur e ka përshkruar Miroslav Lajçakun, dhe mënyra se si e ka ‘zbuluar’ se BE zgjedh figura pro serbe për dialog me Serbinë, aty ka shkëlqyer.
Gjynah që s’është mjaftueshëm njeri ‘i mirë’ sepse ka momente kur duket ‘i paarritshëm’.

Lexo edheSonte 22 vite me parë, Adem Jashari ishte në fshatin Ticë, për të vizituar të plagosurit në odën e Fadil Bekës
Tha: BE më nuk mund të tallet me ne.
Sepse, është tallur me ne dhe pa arsye na ka lënë të izoluar.
9. E kisha përshtypjen se mezi s’po
pret të largohet nga skena politike, apo të bëhet dikush sebep ta largojnë disi.
Me çdo kusht e ‘pastronte’ emrin e tij me Rambujenë dhe me vlerat e tjera që ia atribon vetes.
10. Me çdo kusht dëshironte të dukej ‘i mirë’.
E kish marrë ‘malli’ për shqiptarë të Kosovës, e kish lodh ‘vetmia’, dhe sikur kish nevojë urgjente të nxirret nga situata ku e ka futur Riki.
Tregoi se tash ka nevojë për ‘të gjithë’.
11. Riki ka kujtuar se nuk i duhet Kosova, ka kujtuar se mjafton Hashim Thaçi për të kryer punë me Kosovën.
Por, Hashim Thaçi është shumë më i mençur sesa që ka kujtuar Riki.
12. Pra, Hashim Thaçi sot ka zbritur në tokë dhe e ka bërë një tërheqje taktike nga negociatat, sipas Rikit, të cilit i tregoi se Presidenti i raporton Kuvendit të Kosovës, se s’kish pas problem, kish nënshkru hatri Amerikës, por këqyre Riki, s’po len Vjosa, a po e sheh Kiki Riki se as seansë kur dua s’jam i zoti të caktoj e lëre më ta ndajë Kosovën, sipas Putinit.
P.S. Unë pajtohem me Chanakya-n, që këshillon se ‘Kur dëshiron me arritë diçka, nuk duhet me pas mëshirë’, por për nevojat e mentalitetit tonë, nevojitet me fsheh pamëshirën, kishe je si Nëna Tereze, njeri që fal e i do njerëzit pa dallim, pra m’u duk i butë duke e pasur zemrën pleh.
Tjera herë Vjosa s’duhet m’u hetu kur e ‘refuzon’ Thaçin.
Duhet me refuzu, e m’u duk sikur po e fton.














