Harry Kane rinovon me Bayernin

Harry Kane ka nënshkruar kontratë të re me Bayern Munichun, duke e lidhur të ardhmen e tij me gjigantin gjerman deri në vitin 2029.
Sulmuesi anglez, fituesi i fundit i Topit të Artë, kishte hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij, por tani ka vendosur të vazhdojë aventurën në “Allianz Arena”.
“Ndihem si në shtëpi te FC Bayern. E dua klubin, tifozët dhe qytetin e Mynihut. Kemi një skuadër fantastike dhe një trajner fantastik në Vincent Kompany”, deklaroi Kane.
33-vjeçari po kalon një periudhë të jashtëzakonshme te Bayerni. Ai ka realizuar 156 gola në 161 paraqitje, ndërsa vetëm këtë sezon ka shënuar 12 gola.
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Christoph Freund, e vlerësoi lart anglezin pas rinovimit të kontratës.

Lexo edheBalliu pensionohet nga Kombëtarja e Shqipërisë?!
“Jemi absolutisht të kënaqur. Me Harry Kane kemi në fushë fituesin e Topit të Artë, një lider, lojtar ekipi dhe sulmuesin më të kompletuar në botë”, u shpreh Freund.
Kane iu bashkua Bayernit nga Tottenhami në vitin 2023 dhe që atëherë ka fituar disa trofe, ndërsa kontrata e re e mban atë në Mynih të paktën deri pak para se të mbushë 36 vjeç.









