Dyshime për keqpërdorim në dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e Drejtorit të Prokurimit të Policisë
dp
Lexo edheZbulohen depo të fshehta me barna pa banderola në dy barnatore në Prizren, arrestohen dy persona
Sipas njoftimit të IPK-së, zyrtari dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe për çështje që lidhen me konfliktin e interesit në proceset e prokurimit publik, raporton lajmi.net
Dyshimet hetimore përfshijnë dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale.
Hetuesit janë duke shqyrtuar mënyrën e zhvillimit të këtyre procedurave, vendimmarrjen dhe respektimin e kritereve dhe obligimeve ligjore nga personat përgjegjës.
IPK ka bërë të ditur se rekomandimi për suspendim është bërë me qëllim të garantimit të integritetit dhe mbarëvajtjes së hetimit penal, deri në përfundimin e tij.
Lexo edheZbulohen depo të fshehta me barna pa banderola në dy barnatore në Prizren, arrestohen dy persona
Hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, IPK ka bërë të ditur se për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimit, në këtë fazë nuk mund të ofrojë detaje të tjera lidhur me rastin./Lajmi.net/