Shefi i EULEX-it takohet me Prattipatin, sundimi i ligjit në Kosovës temë diskutimi
dp

Lexo edheUniversiteti i Mitrovicës së Veriut i mohon akuzat e pedagogëve për ndikim politik

Takimi është fokusuar në çështjet me interes të përbashkët, me theks të veçantë në mbështetjen e stabilitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Lopes ka bërë të ditur se takimi me përfaqësuesen amerikane është zhvilluar në frymë bashkëpunimi, duke vënë në pah rëndësinë e koordinimit ndërmjet partnerëve ndërkombëtarë.
“Kam pasur një shkëmbim produktiv me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, lidhur me prioritetet tona të përbashkëta në mbështetje të stabilitetit dhe sundimit të ligjit në Kosovë”, ka shkruar Lopes në njoftimin e tij.

Lexo edheUniversiteti i Mitrovicës së Veriut i mohon akuzat e pedagogëve për ndikim politik
Takimi vjen në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të EULEX-it dhe partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen e institucioneve dhe sundimit të ligjit në Kosovë./lajmi.net/