Çitaku takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zhvillimet politike dhe procesin në Hagë
dp
Lexo edheRaiffeisen Bank reagon për rastin e Përparim Ramës: Kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, janë njoftuar autoritetet
Sipas njoftimit të PDK-së, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat institucionale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Çitaku ka vlerësuar përmbylljen e procesit të formimit të institucioneve, duke theksuar se vëmendja tashmë duhet të përqendrohet në adresimin e problemeve të qytetarëve dhe avancimin e prioriteteve shtetërore.
Ajo ka thënë se Kosova përballet me sfida të rëndësishme, të cilat kërkojnë përgjegjësi dhe angazhim të plotë institucional.
Në takim është diskutuar edhe për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Lexo edheRaiffeisen Bank reagon për rastin e Përparim Ramës: Kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, janë njoftuar autoritetet
Me këtë rast, Çitaku ka theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve të drejtësisë, garantimit të së drejtës për gjykim të drejtë dhe marrjes së vendimeve mbi bazën e fakteve dhe provave, pa ndikime politike.
Një tjetër temë e diskutimit ishte partneriteti i Kosovës me aleatët ndërkombëtarë dhe rruga drejt integrimit euroatlantik.
Sipas njoftimit, në takim është riafirmuar përkushtimi për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian. /Lajmi.net/