Hargreaves: Rrjetet e kontrabandës së migrantëve po minojnë sigurinë në Kosovë dhe Evropë
dp

Lexo edheKurti kërkoi hetim ndërkombëtar për ‘’Sarajevo Safari’’ dhe rolin e Vuçiq, presidenti serb tenton të ironizojë: Jam fajtor për të gjitha

Këto komente ai i bëri gjatë lansimit të një dokumentari të ri që trajton rrjetet e kontrabandës së migrantëve në Kosovë. Dokumentari është prodhuar nga Balkan Investigative Reporting Network (BIRN) me mbështetjen e Ambasadës Britanike.
Sipas ambasadorit, rrjetet kriminale përfitojnë nga gjendja e vështirë e personave të cenueshëm, duke i shfrytëzuar ata për përfitime financiare dhe duke dëmtuar përpjekjet ndërkombëtare për të menaxhuar migracionin në mënyrë të drejtë dhe humane.
Hargreaves theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova po bashkëpunojnë ngushtë për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar në fushën e migracionit, me qëllim forcimin e sigurisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Lexo edheKurti kërkoi hetim ndërkombëtar për ‘’Sarajevo Safari’’ dhe rolin e Vuçiq, presidenti serb tenton të ironizojë: Jam fajtor për të gjitha