back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmeKurti kërkoi hetim ndërkombëtar për ‘’Sarajevo Safari’’ dhe rolin e Vuçiq, presidenti...

Kurti kërkoi hetim ndërkombëtar për ‘’Sarajevo Safari’’ dhe rolin e Vuçiq, presidenti serb tenton të ironizojë: Jam fajtor për të gjitha

Të ngjajshme

Neymar jep lajmin e hidhur, pensionimi do të ndodh së shpejti

Neymar ka paralajmëruar pensionimin si futbollist aktiv. Sulmuesi brazilian filimisht...

Nora Gjakova nderohet me çmimin ”Aritje e veçantë” në Laureatet e Vitit nga KOK

Komiteti Olimpik i Kosovës sonte ka mbajtur ceremonin e...

Fasule me suxhuk dhe spec turshi – Iftari modest i Loredanës

Artistja e njohur, Loredana Zefi, ka ngrënë sonte iftar...

Tre skiatorë të tjerë vdesin nga orteqet në Austri

Autoritetet thanë se tre skiatorë të tjerë u vranë...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, është përgjigjur rreth akuzave që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë ndaj tij duke bërë thirrje për krijimin e një gjykate ndërkombëtare për të hetuar dhe gjykuar krimet e njohura si “turizmi i snajperëve” në Sarajevë, me akuza se “Presidenti serb Aleksandar Vuçiç luajti një rol në këtë fenomen”.

Këto akuza u komentuan sot nga Vuçiç.

“Unë jam fajtor për të gjitha këto. Jam fajtor për gjithçka që mendojnë ata. Thjesht duhet ta dish se ata kanë shpikur çdo shkronjë dhe nuk ia vlen. Mund të organizosh 150 gjykata, mijëra gjykata, nuk ia vlen”, tha Vuçiç.

Duke folur për imazhin që qarkullon, i cili dyshohet se e tregon Vuçiçin me një pushkë në shpatull, ai ka thënë se: “Çfarë budallenjsh janë. Ta krijojnë këtë me inteligjencë artificiale dhe të gjitha mrekullitë e tjera. Kushtojini vëmendje sa budallenj janë. Në ndonjë video rreth Sarajevës. Sa budallenj janë që ma varin në shpatullën e majtë. Kush e di, kur je djathtak, pyet ushtarët, nuk ke forcë të varësh një pushkë në shpatullën e majtë, nuk ka asnjë ushtar në botë që e bën këtë. Por nuk ia vlen ju budallenjtë ta shpjegoni. Edhe kur ata e montojnë, e sajojnë, e falsifikojnë – jo, ia vlen.”

Të Fundit

Sport

ShowBiz