Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nga Shipitulla e ka përmendur edhe deklaratën e tij që sot e ka dhënë për gazetarë.
Ai pas një vizite që ka bërë Ministrisë së Infrastrukturës dje në mëngjes ka thënë se gazetarët duhet njëherë të mësojnë e pastaj të bëjnë pyetje.
Ky vlerësim i kryeministrit të vendit ka ardhur pasi që një gazetare i ka bërë pyetjen në lidhje me vendimin e tij për Demarkacionin që është kthyer në pikën zero.
Ai ka thënë se ai është më shumë një keqinterpretim sesa një e vërtetë pasi që sipas tij askush nga ambasada e SHBA-ve nuk ka reaguar pas vendimit të tij.
“Sot në mëngjes ka qenë një keqkuptim. Unë i kam respektuar gazetarët prej se punoj me ju, besoj që do t’i respektoj të gjithë..
Ai tha se shumë shpejt do të formojë Komisionin e ri për Demarkacionin dhe kjo sipas tij është një qasje e re.