back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeAmbasada e Gjermanisë jep një lajm të keq për kosovarët

Ambasada e Gjermanisë jep një lajm të keq për kosovarët

Të ngjajshme

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se nuk kanë vërejtur rritje të kërkesave për azil në Gjermani nga shtetasit e Kosovës. Sipas tyre, këta të fundit nuk kanë gjasa për azil, ku 99 për qind të kërkesave refuzohen si të pabaza

Në Gjermani javëve të fundit nuk janë rritur kërkesat për azil nga shtetasit e Kosovës.

Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë pas raportimeve të medieve se qytetarë të shumtë po udhëtojnë nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për në Beograd për t’ia mësyrë më pas ilegalisht kufirit me Hungarinë.

Sipas zyrtarëve të Ambasadës, në Gjermani kërkesat për azil nga nënshtetasit e Kosovës nuk kanë mundësi për pranim dhe rreth 99 për qind e tyre refuzohen si “dukshëm të pabaza”.

“Në Gjermani kërkesat për azil nga nënshtetasit e Kosovës faktikisht nuk kanë gjasa për pranim dhe rreth 99 për qind e tyre refuzohen si ‘dukshëm të pabaza’. Përjashtim përbëjnë vetëm raste të rralla, të cilat njihen jo në kuadër të azilkërkimit, por si mbrojtje subsidiare dhe janë raste të ndihmës emergjente humanitare (2010-2017 gjithsej vetëm 56 persona)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane për Zërin”, duke shtuar më tej se Republika e Kosovës konsiderohet si vend i sigurt i origjinës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz