Haradinaj shpërthen ndaj Hashim Thaçit: Për Brojë nuk e di se sa ushtarë ka pasur, por për Dukagjin ka kush flet!
BILLI

Lexo edheFotografi e rrallë: Kur Thaçi dhe Lushtaku luanin për KF Drenicën

Edhe çështja e veteranëve ka bërë që Haradinaj të reagoj ashpër ndaj deklaratave të Hashim Thacit.
Në një intervistë të dhënë për RTV Dukagjini, Haradinaj duke komentuar deklaratën e Thaçit që ish- komandanti i Zonës së Dukagjinit ka qenë vetëm në dy fshatra tha se “për Burojë Hashim Thaçi mund ta dijë sa ushtarë ka pasur, por për Dukagjin e di unë”.
Haradinaj ka thënë se në Dukagjin ka pasur numër shumë të madhe të ushtarëve qe kanë luftuar, raporton Gazeta Blic.
Ish- komandanti i UÇK-së, ka thënë se në kohë lufte u dukej mirë kur kishte tërë ai mobilizim i Dukagjinit për çlirimin e vendit.
Lexo edheFotografi e rrallë: Kur Thaçi dhe Lushtaku luanin për KF Drenicën
Ndryshe, Hashim Thaçi ka akuzuar direkt Ramush Haradinaj për fryrje të numrit të veteranëve.
Thaçi kishte theksuar se UÇK kishte nga 12 mijë deri në 15 mijë ushtarë./Gazeta Blic./