BallinaLajmeHaradinaj sërish largon flamurin e Kosovës nga ‘Rrethi’, e zëvendëson me atë...

Haradinaj sërish largon flamurin e Kosovës nga ‘Rrethi’, e zëvendëson me atë kuq e zi

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendim që pas përfundimit të festave, të rikthehet flamuri kombëtar tek ‘Rrethi i Flamurit’ në Prishtinë, i cili ishte zëvendësuar me Flamurin e Kosovës, shkruan Periskopi.

Nga Qeveria thonë se kryeministri kishte marrë vendim për të respektuar 10-vjetorin, duke deklaruar se vendosja e flamurit është kompetencë e komunës dhe ata marrin vendime të tilla.

Kryeministri tashmë ka autorizuar ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, që të bëjë ndërrimin e flamurit shtetëror me atë kombëtar dhe kjo pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.

Në vazhdimësi ishte kundërshtuar vendosja e flamurit shtetëror nga persona të caktuar, disa madje kishin paralajmëruar protesta duke thënë se flamuri mbrohet edhe me gjak nëse ka nevojë.

Flamuri i Kosovës ishte vendosur te rrethi me 13 shkurt, në orët e mbrëmjes pas ndërhyrjeve të zjarrfikësve, KEDS’it dhe policisë, pasi që fillimisht dikush kishte vjedhur flamurin të cilin autoritetet ishin detyruar ta zëvendësojnë me një tjetër alternativ.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz