Haradinaj i përgjigjet Gjuriqit për ushtrinë: Punë e madhe, kush po e pyet atë
01

Lexo edheBashkësia Islame i reagon Mustafa Bajramit: Mos bëj fushatë, e njohim mirë filozofinë tënde

Haradinaj, ka injoruar fjalët e Gjuriqit. Ka thënë se askush nuk e pyet atë dhe se as nuk humbet kohë për tu marrë me të.
“Kush po lodhet për to edhe në atë kohë s’kemi vetë për to. Ne jemi shtet i pavarur, punë e madhe çka thotë ai [Gjuriq]”.
Ai më tej ka thënë se Gjuriq me këtë gjuhë po i frikëson serbët që jetojnë në Kosovë.
“Me këtë gjuhë ai po I frikëson serbët e Kosovës, duhet t’i inkurajojë që të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj në Info Magazina të Klan Kosovës.

Lexo edheBashkësia Islame i reagon Mustafa Bajramit: Mos bëj fushatë, e njohim mirë filozofinë tënde
Marko Gjuriq, pak më parë ka thënë se ky vendim mund të ketë pasoja të paimagjinueshme.
“Ky vendim për të ashtuquajturën Forcë e Sigurisë së Kosovës dhe krijimin e ushtrisë së shtetit të rremë të Kosovës mund të ketë pasoja të paimagjinueshme për sigurinë në rajon”, ka thënë Gjuriq./Insjaderi.com