BallinaLajmeHaradinaj përfitoi mbi 44 mijë euro si deputet, ndonëse mori pjesë në...

Haradinaj përfitoi mbi 44 mijë euro si deputet, ndonëse mori pjesë në vetëm dy votime (VIDEO)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Për 20 muaj sa ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në votime vetëm dy herë.

Sipas platformës “Vota Ime”, Haradinaj ka votuar për rekomandime që ishin dhënë për RTK-në dhe Projektligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, raporton KTV.

Megjithëkëtë, për punën e tij si përfaqësues i popullit, Haradinaj, tani kryeministër i vendit, është paguar 44 mijë e 400 euro.

Në deklarimin e pasurisë, ka treguar se paga e tij mujore si deputet ka qenë 2 mijë e 200 euro.

Ramush Haradinaj, në Kuvend të Kosovës, ka përfaqësuar 50 mijë e 388 qytetarë të Kosovës.

Së fundmi, ai është kritikuar nga qytetarë, sindikata dhe shoqëria civile kur vendosi ta dyfishojë pagën e tij, duke e rritur në 2 mijë e 950 euro.

Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në muajin shkurt të 2016-ës, me arsyetimin se Qeveria e ka shndërruar Kuvendin në institucion për mbulesë të shkeljeve kushtetuese.

Me partinë e po asaj qeverie, PDK-në, tani Haradinaj udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz