back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeHaradinaj në takim me delegacionin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë të Kosovës

Haradinaj në takim me delegacionin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë të Kosovës

Të ngjajshme

Abdixhiku: LDK-ja duhet të bashkohet, jemi pak dhe kemi nevojë për secilin

Lumir Abdixhiku është deklaruar përpara mediave, pasi delegatët e...

Lushaku-Sadriu flet mbi mbarëvajtjen e Kuvendit të LDK-së

Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar për media, pas përfundimit të...

Tayna krah për krah me Vjosa Osmanin

Artistja e njohur, Tayna, ka publikuar dy fotografi simpatike...

Bashkimi fitues në “Sezai Surroi”, e mposht thellë Sigal Prishtinën

Bashkimi ka arritur një fitore të thellë në Superligën...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim delegacionin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK), të kryesuar nga Blerim Syla, me të cilët bisedoi për gjendjen në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast u njoftua nga përfaqësuesit e FSSHK-së për situatën e fundit të krijuar në këtë sektor, për shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë, e njëri nga këto shqetësime ishte kategorizimi i pagave të punëtorëve shëndetësorë.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se Qeveria e Kosovës e ka rritur buxhetin për shëndetësi dhe për vitin 2019 është paraparë rritje e ndjeshme e buxhetit, e cila do të ndikojë edhe në mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë.

Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar se që nga marrja e mandatit ka punuar në mënyrë intensive për krijimin e bazës ligjore që ky kategorizim të aplikohet sa më parë edhe në sektorin shëndetësor dhe krahas kësaj po punohet edhe në reformat e këtij sektori. 

“Zgjidhja e problemit të pagave për punëtorët shëndetësorë, është kategorizimi i tyre, përmes ligjit. Qeveria e Kosovës e ka proceduar ligjin në Kuvendin e Kosovës dhe do të shihen mundësitë që edhe në këtë fazë të trajtohet çështja e koeficienteve për stafin e mesëm, veçanërisht për infermierët”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga personeli shëndetësor që qytetarëve t’iu ofrojnë shërbime cilësore dhe trajtim të dinjitetshëm.

Nga ana e tyre, sindikalistët shëndetësorë vlerësuan angazhimin e kryeministrit Haradinaj, duke shprehur besimin se kërkesat e tyre do të gjejnë mirëkuptimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz