back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeHaradinaj merr letër nga kongresisti republikan, thotë se është dëshmi e partneritetit...

Haradinaj merr letër nga kongresisti republikan, thotë se është dëshmi e partneritetit Kosovë-SHBA

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar një letër të kongresistit republikan, Zach Nunn, i cili ia dërgoi pas vizitës që Haradinaj pati në SHBA dhe që mori pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Kongresisti, që përfaqëson Iowa-n, tha se janë krenarë që Kosovën e quajnë një shtet simotër, ndërsa e falënderoi Haradinajn për përkushtimin e tij ndaj lidhjeve Kosovë-SHBA.

Ndërkaq, Haradinaj për letrën e pranuar tha se është dëshmi e partneritetit mes dy vendeve.

“Partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i përhershëm dhe strategjik. Takimet gjatë vizitës së fundit në SHBA me kongresistë, senatorë, në Pentagon dhe Departamentin e Shtetit, janë dëshmi po aq sa edhe kjo letër që kam pranuar sot nga kongresisti Zach Nunn. Marrëdhëniet me shtetin e Iowa-s, sidomos në përkrahjen për themelimin e ushtrisë dhe përfshirjen në trajnime e përgatitje të rëndësishme, janë raporte të shkëlqyera që reflektojnë forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy popujve tanë!”, tha Haradinaj.

Ai përsëriti moton e tij të fushatës së anëtarësimi i Kosovës në NATO është prioritet i tij politik.

“Pas çlirimit, pavarësisë dhe themelimit të Ushtrisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO mbetet prioriteti dhe misioni im politik dhe jetësor”./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz