Haradinaj: Kurti po shkon drejt diktaturës – krahasimin me të e marr ofendim, unë me Qeveri të pakicës kam marrë vendime të mëdha
dp

Lexo edheKryeprokurori i Speciales takon shefin e ri të EULEX-it

Haradinaj tha se Kosova aktualisht nuk ka një qeveri normale, por sipas tij, një “regjim”.
Ai gjithashtu shtoi se e ka bezdi të krahsohet me Kurtin, pasi thotë se merr si ofendim. Hardinaj tutje thotë se me Qeveri të pakicës ka marr vendime të mëdha për vendin.
“Kryeministrin e kemi të dobët, ai po shkon drejt një diktature, kontrolli total. Sot ne nuk kemi Qeveri po kemi regjim, nuk do të kishte rëndësi se kush është president, por të kemi një qeveri normal, që do të investonte në energji, bujqësi e për bizneset e vogla. Nuk ndihem krenar me u krahasu me Kurtin sepse e marr si ofendim. Unë për aq kohë dhe me një qeveri të pakicës e kam bërë ushtrinë e Kosovës, Trepçën, pavarësinë energjetike dhe taksën 100 për qind”, tha Haradinaj në T7./Lajmi.net/

Lexo edheKryeprokurori i Speciales takon shefin e ri të EULEX-it