KDI kërkon qartësi nga Kushtetuesja: Çfarë ndodh me Kuvendin pas tejkalimit të afatit 30-ditor?

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës është i domosdoshëm për funksionimin e institucioneve dhe tejkalimin e krizës institucionale, por tejkalimi i afatit kushtetues prej 30 ditësh ka hapur një çështje të re juridike.
Kështu ka vlerësuar Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili ka kërkuar qartësi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me pasojat juridike të tejkalimit të këtij afati dhe vlefshmërinë e veprimeve që mund të ndërmerren pas konstituimit të Kuvendit.
KDI rikujton se Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e saj, ka përcaktuar se deputetët e zgjedhur duhet që “sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë” ta përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.
Sipas KDI-së, subjektet politike dhe deputetët nuk mund ta përcaktojnë vetë kuptimin dhe efektin juridik të dispozitave kushtetuese apo të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Për këtë arsye, u kërkojmë deputetëve dhe palëve të autorizuara që të kërkojnë qartësi mbi pasojat e tejkalimit të afatit 30-ditor, statusin juridik të konstituimit të Kuvendit pas skadimit të këtij afati dhe statusin e veprimeve që Kuvendi do të ndërmarrë pas konstituimit”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

Lexo edheRafuna publikon listën e fituesve të serrave në Komunën e Prishtinës
Instituti thekson se kjo çështje nuk duhet të trajtohet vetëm në kontekstin e krizës aktuale institucionale, pasi sipas tij, ajo ka rëndësi edhe për funksionimin e rendit kushtetues të Kosovës në të ardhmen.
“Kjo çështje prek sigurinë juridike dhe stabilitetin institucional të vendit”, vlerëson KDI, duke shtuar se një vendim i ri i Gjykatës Kushtetuese do t’u mundësonte deputetëve dhe institucioneve që të veprojnë mbi një interpretim të përbashkët të detyrimeve të tyre.
Në fund, KDI thekson se qytetarët kanë nevojë për institucione funksionale, por njëkohësisht edhe për institucione që veprojnë brenda rendit kushtetues. /Lajmi.net/