Rafuna publikon listën e fituesve të serrave në Komunën e Prishtinës

Drejtoresha e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Jeta Rafuna, ka publikuar listën e përfituese të serrave nga 2 ari, në thirrjen e komunës.
Në një njoftim, Rafuna bën me dije se përfitues të serrave janë gjithsej 73 fermerë, ku 19 prej tyre janë gra, transmeton IndeksOnline.
“Pas çdo serre qëndron një familje, një punë, një ëndërr dhe një e ardhme që po ndërtohet me duart e veta” shkroi Rafuna.
Ky është postimi i plotë i saj:
73 SERRA NUK JANË VETËM NUMËR.
Janë 73 hapa përpara. 73 familje më të fuqishme. 73 arsye për të besuar te puna, te fermeri dhe te prodhimi vendor.
Sot po publikojmë listën e 73 përfituesve të serrave nga 2 ari, prej të cilëve 19 janë gra, gra që po dëshmojnë se me punë, vullnet dhe përkushtim, toka kthehet në mundësi dhe mundësia në mirëqenie.

Lexo edheKosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia
Pas çdo serre qëndron një familje, një punë, një ëndërr dhe një e ardhme që po ndërtohet me duart e veta.
Dhe kjo është vetëm një pjesë e mbështetjes sonë.
Mbështetja nuk do të mungojë, do të rritet! Sepse kur investojmë te fermeri, investojmë te familja, te ekonomia dhe te e ardhmja jonë.
Më shumë prodhim. Më shumë punë. Më shumë mundësi.
Linku me përfituesit e serrave:












