back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeHaradinaj i reagon ashpër BE-së për Trepçën: Ju ka humbur rruga në...

Haradinaj i reagon ashpër BE-së për Trepçën: Ju ka humbur rruga në oborr

Të ngjajshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Evropian, ku zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka deklaruar që Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, përcjellë Gazeta Blic.

Haradinaj ka thënë që ky qëndrim i BE-së, është i papranueshëm dhe si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Shihni shkrimin e plotë të kryeministrit Haradinaj në “Facebook”. 

Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënësës së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.

RH

Të Fundit

Sport

ShowBiz