Hapin profil fake në emër të Haki Abazit, ofendojnë me komente kryetarin e LDK-së
BILLI

Lexo edheFamilja Maloku nga Gjilani kërkon ndihmë për shërimin e Hamdi Malokut

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar ndaj një profili fake që është hapur në emrin e tij në rrjetin social Facebook.
Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka kërkuar që të mos pranoni ftesa nga ky profil, pasi në disa komente po shihet se personat të cilët e kanë hapur këtë profil kanë ofenduar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
“Profili ne FB si më poshtë në foto është Fake. Ju lutem mos pranoni ftesa dhe mos pranoni komente apo kerkesa nga ky profil”, ka shkruar Abazi.

Lexo edheFamilja Maloku nga Gjilani kërkon ndihmë për shërimin e Hamdi Malokut