Gjatë mëngjesit sot në Shtime ka ndodhur një vjedhje në një argjendari.
Hajnat kishin thyer murin e prapmë të këtij biznesi duke arritur të vjedhin nga kasaforta ari dhe para në vlerë prej 20 mijë eurosh.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Majori nga Policia në Ferizaj Mehmeti Alihajdini.
“Ka ndodhur në mëngjes. Është thyer muri përmbrapa e një argjendarie. Dyshohet se është marrë ari dhe një vlerë me para rreth 20 mijë euro sipas pronarit. Hetuesit e forenzikës janë në vendin e ngjarjes, duke shikuar kamerat, dhe po merren me rastin për verifikim”.