Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Skenderaj, vjedhin 26 mijë euro para të gatshme dhe stoli ari
01

Lexo edheU bllokuan në pus, njëri humbi jetën, flet zjarrfikësi (FOTO)

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të shtunën në orën 17:00, në fshatin Rakinicë të Skenderajt.
Viktima ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur 26 mijë euro para të gatshme, stoli ari në vlerë prej 2 mijë euro dhe kanë dëmtuar një televizor në vlerë prej 1 mijë e 200 euro.
Raporti i plotë:

Lexo edheU bllokuan në pus, njëri humbi jetën, flet zjarrfikësi (FOTO)
VJEDHJE E RËNDË (Rasti# 2022-BF-0297) 08325
Fsh. Rakinicë, Skenderaj (DN: 782-312) 09.07.2022- 17:00. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pasona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur 26.000 € para të gatshme, stoli ari në vlerë 2000 € dhe dëmtuar një televizor vlera e tij 1200 €. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.