Gruaja e shkel ekzaminerin disa momente pasi kaloi testin e vozitjes
01

Lexo edheVuçiq: Do ta ndihmojmë popullin tonë në Kosovë

Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 të hënën me 24 qershor në qytetin jugor të Polonisë, Rybnik. Policia thotë se ekzamineri 35 vjeçar ishte duke e testuar gruan për patentë shofer.
Në kohën që ishte goditur, ekzamineri mendohej se ishte duke testuar një tjetër kandidate.
Deklarata zyrtare nga policia thotë që burri vdiç nga lëndimet, dhe iu referua incidentit si nje ngjarje tragjike.
“Vetura e drejtuar nga një grua 68 vjeçare që sapo kaloi testin e vozitjes, e goditi ekzaminerin 35 vjeçarë”, thuhet në deklaratë.

Lexo edheVuçiq: Do ta ndihmojmë popullin tonë në Kosovë
“Fatkeqësisht, burri vdiç nga lëndimet”
Gruaja nuk mundi të jepte deklaratë në polici pasi ishte në gjendje shoku. /Gazeta Express/