BallinaLajmeGrenell ia përcolli Vuçiqit kërkesën nga Trump: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Grenell ia përcolli Vuçiqit kërkesën nga Trump: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Të ngjajshme

Rama jep detaje: Prishtina ka përcaktuar lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte

Kryetari Përparim Rama, njofton se kryeqyteti ka përcaktuar lokacionin...

Kurti uron Rexhën për ditëlindje: Dy krahët e shqiponjës që bëjnë dhjetëshen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Rexhep...

Bayerni në krizë për portierë, lëndohet edhe Ulreich

Bayern Munichu po kalon një krizë të madhe në...

Neymari befason duke bërë shqiponjën, kjo është arsyeja

Ylli brazilian i futbollit, Neymar Jr., është bërë pjesë...

Pjesa e parë: Ballkani në epërsi të dyfishtë ndaj Dritës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes derbi të...

I dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd përcolli një mesazh të rëndësishëm.

“Blic” shkruan se Grenell në takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcolli mesazhin nga presidenti i SHBA-së, Trump se Serbia duhet ta njohë Kosovën, përcjell lajmi.net.

“Ishte një diskutim shumë i vështirë”, tha një burim i “Blic”, i njoftuar me detajet e takimit.

“Grenell vendosi kushte, Serbia duhet ta njohë Kosovën. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndikojnë në Bashkimin Evropian që ta shtojë presionin ndaj Beogradit zyrtar”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Vuçiq e kishte pranuar se takimi me Grenell nuk ka qenë aspak i lehtë.

Kurse, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq kishte thënë se për herë të parë Vuçiq kishte mbajtur i vetëm shënimet nga një takim zyrtar. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz