BallinaSportGranit Xhaka: Sunderlandi duhet të qëndrojë i përulur dhe të vazhdojë të...

Granit Xhaka: Sunderlandi duhet të qëndrojë i përulur dhe të vazhdojë të besojë

Të ngjajshme

Granit Xhaka ka bërë thirrje që Sunderland A.F.C. të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të vazhdojë të besojë, pas barazimit pa gola ndaj Manchester Unitedit në Premier League.

Mesfushori zviceran u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, por theksoi se mungesa e konkretizimit para portës i kushtoi Sunderlandit fitoren, shkruan Indeksonline

“Luajtëm pothuajse ndeshjen perfekte. Krijuam shumë raste ndaj një ekipi shumë të fortë me dhe pa top, por kur krijon kaq shumë raste duhet të shënosh të paktën një gol,” deklaroi Xhaka pas ndeshjes.

Ai shtoi se skuadra kishte ndjesinë se mund ta fitonte takimin, duke vlerësuar ritmin dhe energjinë e treguar në të dy pjesët e lojës.

“Është një pikë e mirë, por jemi të zhgënjyer që nuk morëm tri pikët. Kishim moment të mirë në të dy pjesët,” tha ai.

Xhaka gjithashtu kërkoi qetësi dhe përulësi nga ekipi, duke kujtuar se Sunderland sapo është rikthyer në elitën e futbollit anglez.

“Kemi 48 pikë dhe sapo jemi promovuar. Po zhvillojmë një sezon fantastik, por duhet të qëndrojmë të përulur dhe të qetë sepse ende kemi hapësirë për përmirësim,” u shpreh mesfushori.

Duke folur për dy ndeshjet e mbetura të sezonit, ai theksoi se objektivi i ekipit është ta mbyllë kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Tani udhëtojmë te Evertoni dhe duam të marrim sa më shumë pikë. Në fund do të shohim ku do të renditemi. Duam të shkojmë në pushime dhe në Kupën e Botës me një ndjesi pozitive,” përfundoi Xhaka./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz