BallinaLajme10-shet e partive politike: LVV dhe PDK me pak ndryshime, LDK dhe...

10-shet e partive politike: LVV dhe PDK me pak ndryshime, LDK dhe AAK me transformim të madh

Të ngjajshme

Me zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit që afrohen, partitë kryesore në Kosovë kanë publikuar listat e tyre zyrtare për deputetë.

Këto janë 10 kandidatët e parë të secilës listë, sipas renditjes së partive, transmeton lajmi.net.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia në pushtet, ka riorganizuar listën pas largimeve të ish-deputetëve nga lista Guxo. Lista kryesohet nga kryeministri Albin Kurti dhe përfshin figura kyçe të kabinetit qeverisës:

  1. Albin Kurti
  2. Glauk Konjufca
  3. Donika Gërvalla Schwarz
  4. Avni Dehari
  5. Albulena Haxhiu
  6. Hekuran Murati
  7. Xhelal Sveçla
  8. Mimoza Kusari Lila
  9. Hajrulla Çeku
  10. Shqipe Mehmeti Selimi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka publikuar listën e plotë të kandidatëve, ku ka shumë emra të rinj, por në top 10-she nuk ka shumë ndryshime. Lista përmban emra të njohur të partisë dhe ish-zyrtarë të lartë:

  1. Bedri Hamza
  2. Uran Ismaili
  3. Vlora Çitaku
  4. Përparim Gruda
  5. Arian Tahiri
  6. Besa Kabashi Ramaj
  7. Rrahman Rama
  8. Arben Mustafa
  9. Sala Jashari
  10. Enver Hoxhaj

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka sjellë ndryshime të dukshme në listën e kandidatëve, duke vendosur ish-presidenten Vjosa Osmani si bartëse. Lista përfshin emra të njohur të politikës dhe administratës së mëparshme:

  1. Vjosa Osmani Sadriu
  2. Lumir Abdixhiku
  3. Kujtim Shala
  4. Doarsa Kica Xhelili
  5. Lutfi Haziri
  6. Jehona Lushaku Sadriu
  7. Albena Reshitaj
  8. Ukë Rugova
  9. Jeta Statovci
  10. Anton Quni

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka publikuar listën e saj me Ardian Gjinin si bartës, ndërsa lideri Ramush Haradinaj është në vendin e 11-të. Lista përbëhet nga figura të njohura të partisë dhe ish-zyrtarë të lartë:

  1. Ardian Gjini
  2. Besnik Tahiri
  3. Time Kadrijaj
  4. Bekë Berisha
  5. Arbër Tolaj
  6. Albana Bytyqi
  7. Burim Ramadani
  8. Avni Arifi
  9. Diellza Kukaj
  10. Agim Çeku

Këto do të jenë zgjedhjet e treta nacionale brenda 1 viti e gjysmë. Përçarja e thellë mes partive politike ka bërë që Kuvendi të mos arrijë të zgjedh një president, duke e dërguar vendin në zgjedhje./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz