BallinaLajmeMemli Krasniqi për listën e PDK-së: Kosovës i duhen njerëz që dinë...

Memli Krasniqi për listën e PDK-së: Kosovës i duhen njerëz që dinë të punojnë dhe të mbajnë përgjegjësi

Të ngjajshme

10-shet e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit

Partitë më të mëdha në vend kanë publikuar listat...

Kosova së shpejti bëhet pjesë e Shoqatës Evropiane për Obezitet

Në ngjarjen më të rëndësishme evropiane për obezitetin, ECO2026...

Vesna Janevska: Po diskutohen ndryshime ligjore për dënimin e prindërve të fëmijëve të dhunshëm

Pas rritjes së rasteve të dhunës midis bashkëmoshatarëve në...

​Haxhiu: S’është e drejtë që deputetët të marrin pagë kalimtare

Pas dështimit të mbledhjes së sotme të kryesisë së...

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vlerësuar listën e kandidatëve të partisë për zgjedhjet e 7 qershorit, duke thënë se ajo përfaqëson profile dhe shtresa të ndryshme të shoqërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Kosova ka nevojë për njerëz që dinë të punojnë, të bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi.

Ai theksoi se mbi 50 për qind e kandidatëve në listën e PDK-së garojnë për herë të parë, ndërsa në mesin e tyre ka profesionistë, të rinj, pensionistë, çlirimtarë, mërgimtarë dhe kandidatë me përvojë politike.

“Kosova, sot ka shumë nevojë për njerëz që dinë të punojnë, të bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Krasniqi.

Ai shtoi se të gjithë kandidatët ndajnë bindjen se Kosova meriton dhe mundet më shumë e më mirë, derisa u uroi suksese secilit kandidat dhe kandidate të listës së PDK-së. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz