BallinaSportFFK një dekadë në FIFA, Ademi: Ky ishte një triumf i madh...

FFK një dekadë në FIFA, Ademi: Ky ishte një triumf i madh për futbollin dhe shtetin tonë

Të ngjajshme

“Me motorsharrë në dorë”, dy persona pengojnë policët në Parkun Nacional ‘Sharri’

Të martën rreth orës 18:30, zyrtarët policorë të angazhuar...

Klinë: U aksidentua një javë më parë me trenin, vdes shoferi

Shtatë ditë më parë, në Jagodë të Klinës ndodhi...

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, dy pika në rend të ditës

Kryesia e Kuvendit do të mbajë sot mbledhje. Takimi i...

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot...

Vdes Jason Collins, lojtari i parë i NBA-së që deklaroi se ishte homoseksual

JASON COLLINS, lojtari i parë i hapur homoseksual në...

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shënoi sot me krenari 10-vjetorin e pranimit të Kosovës në FIFA, duke e cilësuar këtë “një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.”

Ai e përshkroi këtë arritje si “fitore e të gjitha gjeneratave që mbajtën gjallë futbollin e Kosovës edhe në periudhat më të vështira.”, transmeton lajmi.net.

Në përvjetorin jubilar, Ademi kujtoi legjendën Fadil Vokrri dhe të gjithë ata që dhanë kontribut në këtë rrugëtim, duke shprehur mirënjohje edhe për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, “për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe futbollit tonë.”

Ai nënvizoi se “pranimi në FIFA ishte fillimi i një epoke të re” dhe theksoi se FFK-ja sot është një institucion modern, me infrastrukturë në zhvillim të vazhdueshëm, ndërsa ekipet kombëtare dhe klubet përfaqësojnë Kosovën “me dinjitet në arenën ndërkombëtare.”

Postimi i plotë: 
🇽🇰⚽ Një dekadë nga pranimi në FIFA
Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.
Ky ishte një triumf i madh për futbollin dhe shtetin tonë, pas një rruge të gjatë sakrificash, përkushtimi dhe besimi të palëkundur. Ishte fitore e të gjitha gjeneratave që mbajtën gjallë futbollin e Kosovës edhe në periudhat më të vështira.
Në këtë përvjetor jubilar, me respektin dhe mirënjohjen më të thellë kujtojmë legjendën Fadil Vokrri dhe të gjithë ata që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë rrugëtim historik.
Mirënjohje e veçantë edhe për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe futbollit tonë.
Pranimi në FIFA ishte fillimi i një epoke të re. Sot, FFK është një institucion modern, me infrastrukturë në zhvillim të vazhdueshëm dhe me ekipet kombëtare e klubet tona që përfaqësojnë me dinjitet Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Vazhdojmë përpara me krenari dhe përgjegjësi, me futbollin për Kosovën!
Urime Kosovë! 💙💛/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz