Një hajdut që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé, është dënuar me dy vjet burgim.
Kelvin Evans, 41 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat që përfshinin hyrjen pa leje në një makinë, vitin e kaluar në Atlanta, Georgia, shkruan BBC-i.
Evans hyri me forcë në një Jeep Wagoneer të marrë me qira nga një koreograf dhe balerin për Beyoncé-n më 8 korrik 2025, ndërsa turneu i këngëtares “Cowboy Carter” po vinte në Atlanta.
Pasi u kthyen te automjeti, ata gjetën xhamin e pasmë të thyer dhe bagazhet e tyre të zhdukura.
Hetuesit nuk i kanë gjetur ende hard disqet ose sendet e tjera të vjedhura.
Evans arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë në gjykatë të martën, përpara gjyqit të tij këtë javë.
Autoritetet janë njoftuar se në mesin e gjësendeve të vjedhura kishte edhe “informacion të ndjeshëm personal” që i përkiste Beyoncé-s.