BallinaSportGranit Xhaka mbështet Gjestin: “Finalist” – Komenti i futbollistit bën bujë në...

Granit Xhaka mbështet Gjestin: “Finalist” – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

Të ngjajshme

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë mbetet e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga...

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

Futbollisti me famë botërore, Granit Xhaka, ka treguar sërish publikisht përkrahjen e tij për banorin e “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti.

I njohur për shpirtin sportiv dhe afërsinë me publikun shqiptar, Graniti ka qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Gjestit gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Por edhe sonte, teksa tensioni rritet për finalen e madhe, kapiteni i kombëtares së Zvicrës nuk ka munguar me reagimin e tij.

Në një fotografi të publikuar nga Gjesti, Graniti ka komentuar thjesht, por me shumë domethënie: “FINALIST” – një koment që u shpërnda menjëherë nëpër rrjetet sociale dhe mori mijëra pëlqime brenda pak minutash.

Mbështetja e Granitit ka ngjallur reagime të shumta pozitive nga fansat e të dyve. Shumë komentues e kanë cilësuar këtë si një “vulë suksesi” për rrugëtimin e Gjestit, ndërsa të tjerë e kanë parë si një shenjë se ai e meriton të jetë në mesin e finalistëve të këtij edicioni.

Ky nuk është rasti i parë që Xhaka e mbështet Gjestin publikisht. Më herët gjatë edicionit, ai ka reaguar disa herë për situata të ndryshme në shtëpi, duke treguar vlerësim për lojën e tij të qetë, të drejtë dhe të qëndrueshme. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz