BallinaSportFlorent Hadërgjonaj zbulon se çka i tha kryeministri Ramush Haradinaj pasi vendosi...

Florent Hadërgjonaj zbulon se çka i tha kryeministri Ramush Haradinaj pasi vendosi të luajë për Kosovën

Të ngjajshme

Një muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it të dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri

Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet...

Rama njofton rikthimin e teliferikut të Germisë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë...

Aksident trafiku mes një kamioni e veture në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e së martës...

Florent Hadërgjonaj iu bashkua Kosovës në ndeshjet e qershorit, ndërsa ishte takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili i kishte uruar mirëseardhje.

Mbrojtësi i cili luan me skuadrën angleze Huddersfielnd Town në Angli, Kosovës iu bashkua për ndeshjet e fundit ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Debutimin në fanellën e ‘Dardanëve’ e bëri ndaj Bullgarisë në Sofje ku Kosova arriti fitore me rezultat 3:2.

Në një intervistë për emisionin “Ich bin Albaner”, Hadërgjonaj është shprehur i entuziazmuar që i është bashkuar skuadrës së drejtuar nga Bernard Challandes.

24-vjeçari me prejardhje nga Deçani e kujton edhe takimin me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili gjithashtu është nga rrethi i Deçanit.

“Ne ana e Deçanit nuk jemi njohur për futboll. Mirë u bë që erdhi dikush nga ana jonë (Deçani) në mënyrë që edhe ne ta kemi edhe një përfaqësues”, ka thënë Florent Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj pritet që në ditët e ardhshme të vendos se në cilën skuadër do ta vazhdojë karrierën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz