BallinaLajmeGrabovci: Ftoj organet e drejtësisë të më hetojnë, nëse jam fajtor e...

Grabovci: Ftoj organet e drejtësisë të më hetojnë, nëse jam fajtor e marr përgjegjësinë

Të ngjajshme

Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, vlerësoi...

OKB: Sulmet izraelite në Liban mund të konsiderohen krime lufte

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha...

Takimi lamtumirës me Konjufcën, Orav: BE qëndron përkrah jush

Ambasadori i BE-së në Kosovë, ka takuar zëvendëskryeministrin dhe...

Adem Grabovci ka folur për bisedën e publikuar të tij, për të cilin rast ka thënë se është mbyllur në mungesë të provave.

“Jam i gatshëm ti përgjigjem drejtësisë, të respektoj ligjin dhe nuk kam tentuar asnjëherë të dal mbi ligjin. Nëse është vepër penale e krim për të hapur vende pune, unë kërkoj nga drejtësia, jam i gatshëm të përgjigjem”, ka thënë Grabovci, transmeton Indeksonline.

“Nëse është vepër penale pse kam lobu për të kalu ligjet, pse komunikoj me kolegët deputet dhe sqaroj aty ku ka nevojë, e them me përgjegjësi ndihem shumë mirë pse kam kontribuar të kaloj ligji i Gjykatës Speciale, EULEX-it, Prizrenit etj. Jam në kundërshtim, por jam në përputhje me interesin e qytetarëve dhe fuqizimin e konsolidimin e shtetit”, ka shtuar Grabovci.

Ju bëj thirrje organeve të drejtësisë të nisin hetime dhe aty ku konstatohet që kam bërë shkelje dhe kam dëmtuar interesat e shtetit, unë jam i gatshëm të jam përgjegjësi. E di se jam fajtor, unë familja e gjyshërit e mi, sepse nuk jemi pajtuar kurrë me padrejtësitë që i janë bërë shtetit tim.

Krenohem me gjakun e familjes, shokëve, miqve që kanë dhënë për të arrit deri këtu. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz