Grabiten disa lokale në Prishtinë, publikohen pamjet
BILLI

Lexo edheKjo bukuroshe nga Drenica u zgjodh “Miss Shqiptarja në Botë 2019” (FOTO)

Disa persona kanë grabitur disa lokale rresht në sheshin “Bill Klinton” në Prishtinë.
Një burim tha për Klan Kosovën se vjedhjet janë bërë në lokalin e materialeve “Anita”, në lokalin “Iva Cosmetics”, bizhuterinë “Anea” dhe disa lokale tjera.
Pronarët e këtyre lokaleve thanë se janë duke u kujdesur vetë që t’i ruajnë lokalet e tyre nga këta persona.
Ata kanë dërguar në klankosova.tv edhe një video në orët e hershme të mëngjesit, ku shihen këta persona të dyshuar.
Rastin e vjedhjes e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Lexo edheKjo bukuroshe nga Drenica u zgjodh “Miss Shqiptarja në Botë 2019” (FOTO)
“Sot rreth orës 04:00, është raportuar një rast vjedhje e rëndë në tentativë. Rasti ka ndodhur në një dyqan në rrugën Bill Clinton në Prishtinë, ku me forcë është thyer dera e dyqanit”.
Policia tha se janë duke hetuar rastet, ndërsa pronarët ankohen për neglizhencë të tyre.