BallinaLajmeGola: Në seancën e së premtes në rend dite do të jetë...

Gola: Në seancën e së premtes në rend dite do të jetë edhe Projektligji për Byronë

Të ngjajshme

Gjykata Themelore publikon detaje të aktgjykimit ndaj Arlind Manxhukës dhe Egzon Azemit

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin...

SHBA angazhon mbi 10 mijë trupa për bllokadën e Ngushticës së Hormuzit

Mbi 10,000 pilotë, marinarë dhe marinsat amerikanë po zbatojnë...

Telefon në dorë, timon pa kontroll, gjoba nuk fal asnjë rol!

Policia e Kosovës  në vazhdimësi është në terren me...

Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, tha se pati pajtim nga kryesia e Kuvendit qe në seancën e së premtes në rend të ditës të futet Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, raporton Ekonomia Online.

“Sot nuk patëm diçka shumë specifike, përjashtimisht faktit që seancën e kemi caktuar të premten në ora 10:00. Arsyeja pse nuk u vendos për të enjten, që është rëndom praktikë parlamentare, konsiston në faktin që ishim një ditë me vonesë në mbajtjen e mbledhjes së kryesisë dhe për shkak se rregullorja në mënyrë shprehimore e përcakton afatin dyditor prej mbledhjes së kryesisë, respektivisht prej ndarjes së materialeve për deputetët e deri te seanca plenare e radhës, u deshëm që të shtyjmë për të premten ose të shkojmë me seancë të jashtëzakonshme. Po, patëm dakordim edhe me nënkryetarët e grupeve parlamentare dhe të premten në orën 10:00 do të kemi seancën plenare të radhës, ku si pika më të veçanta janë projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, edhe vendimin e Qeverisë për dërgimin e forcave të sigurisë në Gaza. Pikat tjera janë çështje më shumë të brendshme të Kuvendit, nuk ka diçka tjetër specifike”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz