BallinaShowBizAkil Varfi reagon pas eliminimit nga “Ferma VIP 3” dhe mendon se...

Akil Varfi reagon pas eliminimit nga “Ferma VIP 3” dhe mendon se i është bërë padrejtësi

Të ngjajshme

“Ferma VIP 3” vijon të sjellë diskutime me daljen e konkurrentëve, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është Akil Varfi.

Pas eliminimit të tij në javën e kaluar, Akili ka reaguar përmes një story në Instagram, ku ka lënë të kuptohet se nuk është dakord me vendimin e publikut apo të lojës.

“Meqë i gjithë populli e ka kuptuar padrejtësinë, s’po flas hiç”, ka shkruar ai shkurtimisht mbi një video të vetes të postuar në profilin e tij.

Akil Varfi reagon pas eliminimit nga “Ferma VIP 3” dhe mendon se i

Ndërkohë, një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendje është ndryshimi në biografinë e tij në Instagram. Akili ka hequr çdo përmendje të “Ferma VIP 3”, duke lënë vetëm tag-un e tij si ish-anëtar i kastit të “Portokalli”, duke treguar se zgjedh ta identifikojë veten më shumë me karrierën e tij në humor sesa me eksperiencën në reality show.

Akil Varfi reagon pas eliminimit nga “Ferma VIP 3” dhe mendon se i

Eliminimi i tij javën e kaluar u shoqërua me reagime të përziera. Disa e duartrokitën daljen e tij, duke përmendur stilin e tij të lojës me debate dhe përplasje, ndërsa të tjerë e konsideruan vendimin të padrejtë, duke argumentuar se Akili ishte një nga figurat më protagoniste dhe më të zhurmshme të këtij sezoni, që solli vazhdimisht dinamika në lojë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz