Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës në konkurrencën e femrave pas fitores 3:1 ndaj Bullgarisë në Sofje, në kuadër të Ligës C për kualifikimet e Botërorit 2027.
Ai ka vlerësuar paraqitjen e ekipit, duke theksuar rikthimin pas disavantazhit dhe vazhdimësinë e rezultateve pozitive, transmeton lajmi.net.
“Vashat tona treguan karakter të lartë dhe pas disavantazhit u rikthyen fuqishëm me tre gola për të vazhduar serinë pozitive”, ka shkruar Ademi.
Sipas tij, kjo fitore është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së objektivit për promovim.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivit për promovim në Ligën B, i cili tashmë është gjithnjë e më afër”, ka theksuar ai.
Ademi po ashtu ka përgëzuar lojtaret dhe stafin teknik në krye me Sami Sermaxhajn për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar.
Postimi i plotë:
Urime fitorja Dardane

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e tretë në kuadër të Ligës C në kualifikimet për Botërorin 2027. Pas sukseseve ndaj Gjibraltarit dhe Kroacisë, Dardanet triumfuan me meritë edhe ndaj Bullgarisë në Sofje, (3:1) duke dëshmuar formë të lartë dhe vazhdimësi në rezultate.
Vashat tona treguan karakter të lartë dhe pas disavantazhit u rikthyen fuqishëm me tre gola për të vazhduar serinë pozitive.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivit për promovim në Ligën B, i cili tashmë është gjithnjë e më afër. Megjithatë, rrugëtimi duhet të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, seriozitet dhe fokus deri në fund.
Përgëzime për lojtaret dhe stafin teknik në krye me Sami Sermaxhajn për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar.
Suksese dhe mbarësi në ndeshjet e ardhshme!/lajmi.net/
- Advertisement -