Policia e Kosovës në vazhdimësi është në terren me qëllim të zbatimit të urdhrit operativ, për të ofruar siguri në trafik dhe për të ndëshkuar ata që nuk përfillin rregullat.
Rreshteri i policisë së Kosovës, Vedat Zuka ka treguar në detaje rreth gjobave të parapara për shoferët, sa i përket përdorimit të telefonit në komunikacion.
Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, arsyet për konfiskimin e patentë shoferit përfshijnë: tejkalimin e shpejtësisë mbi 50 për qind të shpejtësisë së lejuar, mosrespektimi i semaforit, kalimi në semaforin e kuq dhe tejkalim në vijën e plotë.
Policia e Kosovës serish u bënë thirrje pjesëmarrësve në trafik që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat, në mënyrë që të ketë sa më pak aksidente e në veçanti të ruhet shëndeti e jeta e qytetarëve.

